Barbie bëhet mbretëreshë. Në ditën e ditëlindjes së 96-të të Elizabeth II, Mattel prezantoi një Barbie nga "Tribute Collection" sipas imazhit të monarkes më jetëgjatë në historinë britanike.
Mattel, kompania historike e kukullës më të famshme në botë, ka vendosur t'i bëjë homazhe sovranes së Mbretërisë së Bashkuar që po përgatitet të festojë 70-vjetorin e mbretërimit.
Në faqen e internetit të Amazon, kukulla Elizabeth u shit në pak minuta. Kukulla kushton 75 dollarë, ose 69 euro – dhe bazohet në një portret të mbretëreshës të porositur në vitin 2012, për 60-vjetorin e mbretërimit.
Veshja me të cilën ajo është paraqitur është ajo e mbajtur me rastin e vizitës së Donald dhe Melania Trump në Londër, në 2019.



