Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të hënë se do të takojë miliarderin amerikan Elon Musk për të biseduar rreth inteligjencës artificiale gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë.
“Do ta filloj këtë vizitë në Kaliforni, ku kam ndërmend të takoj liderin aktual të inovacionit më spektakolar të epokës së re dhe ndoshta në përgjithësi, Elon Musk”, shkroi Netanyahu në X (ish Twitter), rrjeti social në pronësi të Musk.
“Do të flas me të për inteligjencën artificiale dhe gjithashtu do të punoj për ta bindur që të investojë në Izrael në vitet në vijim”, shtoi Netanyahu.



