Opozita ka hedhur hapin e parë për konkretizimin e vendimit për të mos hyrë në zgjedhje deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama. E para që e ka marrë ndërmarrë këtë hap është Partia Agrare Ambientaliste. Kreu i saj, Agron Duka, është shprehur se sot PAA do të kërkojë çregjistrimin në KQZ si parti politike.
“Së bashku dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t’i kërkoj KQZ çregjistrimin e PAA”, është shprehur Duka.
Vendimi për moshyrjen në zgjedhje është marrë në tryezën e koalicionit opozitar, ku është ritheksuar qëndrimi se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira.



