
Gazetari Sokol Bregu në studion e lajmeve në MCNTV ka komentuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti dhe u plagosur pronari i një firme inertesh.
Ai tha se në Shqipëri nuk ka vrasës profesionistë por vriten njerëz të pafajshëm dhe se për ngjarjen në fjalë ai thekson se nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me një gjakmarrje. Sipas tij po aktivizohen ngjarje të dy dekadave më parë dhe se kjo po e kthen qarkun e Lezhës në një nga zonat më problematike në vend.
Policia s’ka dyshim që shënjestra ka qenë pronari dhe dalim dhe njëherë në të gjithë historikun e vrasjeve të fundit që vriten të pafajshmit. Mënyra si vrasin në Shqipëri është barbare, pa pasur asnjë mëdyshnje nëse vrasin një tjetër apo jo. Ndonjëherë i bëjmë si vrasës profesionistë por jo në Shqipëri nuk ka të tillë, madje në krimet e fundit më shumë janë vrarë të pafajshëm.
Pas ekzekutimit RENEA shkon sërish në vendngjarje, ajo jep një siguri për cenimin e rendit dhe sigurinë publike. Në mënyrën se si ata rrethojnë vendin japin një mënyrë ndryshe për opinionin. Mënyra e vrasjes pastaj është totalisht barbare dhe s’ka asnjë mëdyshje që është histori gjakmarrje. Ato kanë nisur të ndryshojnë, nuk është gjakmarrje sipas kanunit, mbyllja në banesë, ke një gjak të hapur me dikë dhe në një moment ti e kryen.
Më tej ai shtoi se shënjestra nuk ka pasur konflikte dhe problematikë në zonë, sepse inerte ka shumë në këtë zonë secili ka tregun e vetë, prandaj policia e ka lënë të gjithë në historinë e përplasje me armë zjarri për një historitë ndodhur në vitin 2002.
Nuk lidhet me konkurrencën e biznesit sipas policisë. Nuk mendoj se në ndonjë moment do dali motivi i vrasjes sepse motivi do çonte në një dënim më të rëndë. Në këtë rast është një dënim në rastin nëse do të arrestohen një dënim i rëndë, atë kapital që kemi sipas kodit penal dënimi i përjetshëm sepse është një vrasje me paramendim, plagosje e rëndë, dhe kjo quhet një vrasje e dyfishtë dhe pse njëra nuk është realizuar.
Policia ka shoqëruar të gjithë personat që kanë qenë në konflikt gjaku me shënjestrën. Është konflikti i 2002 ku është ngritur një akuzë dhe dyshim për një vrasje, konflikt i hapur i cili nuk u hetua deri në fund, është vetëm një dyshim, por siç i lëmë ne historitë e tilla të pazbuluara dhe hetuara ato do vazhdojnë në kohë dhe është një problematikë e veçantë jo vetëm e zonës së Kurbinit por e Lezhës në përgjithësi ku po aktivizohen historitë të vjetra të dy dekadave më parë.
Janë 45 raste, ekzekutime por nuk është e thënë që të gjitha do aktivizohen por sot po e kthejnë Lezhën siç kishim dikur Elbasanin dhe Tiranën qarku me problematikën me të madhe në vend. Jo të gjitha këto 45 dosje mund të gjenden, por historitë e tilla duhen parë me shumë kujdes se ato paralajmërohen, pra duhen zbardhur vrasjet e vjetra që të parandalojmë ato të rejat.



