
Gjykata e Lartë vendosi të rikthej në Gjykatën e Apelit vendimin për logon dhe vulën e PD-së.
Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, e vlerësoi si demaskim i “togës së pushkatimit”, duke aluduar në treshen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit.
Kjo është një lojë ping pongu që e kontrollon Rama. Para 6 marsit 2022 kishte të drejtë që ata që paguheshin nga Rama të trumbetonin me të madhe se ku janë emigrantët. Ne të tjerët kishim të drejtë të thonim realitetin. Pas 6 marsit filluan shqiptarët të ndërgjegjësohen se ku janë demokratët. Por pas 14 majit duhet të jesh idiot që të besosh se demokratët janë jashtë Sali Berishës, ose duhet të jesh një mercenar i pafytyrë i Edi Ramës që të kundërshtosh realitetin.
Kjo gjykatë u detyrua që të demaskojë togën e pushkatimit të urdhëruar nga Rama në Gjykatën e Apelit. Ata nuk janë gjyqtarë, por togë pushkatimi për të ekzekutuar logon e PD-së. Kishim të gjitha pritshmëritë që kjo do të vazhdojë në kalendat greke se kështu do Rama. Në një shtet demokratik, çështja brenda partie nuk ka pse shkon në gjykatë, por po shkoi atje duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente brenda një muaji, sepse opozita është aset kombëtar. Dhe ndërsa drejtësia e re e sorollati dy vjet, do të thotë se jemi për të vajtuar.



