Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, për hedhjen për konsultim nga Ministria e Brendshme të projektligjit i cili rrit kompetencat e prefektëve, duke u dhënë të drejtën të propozojnë shkarkimin e kryetarit të bashkisë, ngre pikëpyetje se çfarë nuk shkoi.
Pse ka nevojë të krijohen 12 kryeministra në 12 prefektura, çfarë nuk shkoi dhe pse duhet të marrin kompetencat për shkarkimin e një kryetari bashkie të zgjedhur drejtpërdrejtë me votë?
Nuk është aspak kushtetues një vendim i tillë. Një institucion i emëruar nuk mund të marrë kontribute ndaj një institucioni të zgjedhur.
Një institucion që punon me akte të Këshillit të Ministrave apo projektligje që merren me shumicë të thjeshtë votash, të prevalojë mbi nenin 62 të ligjit 139/2015 që parashikon se kur mund të shkarkohej kryebashkiaku.
Faktori ligjor dhe kushtetues nuk përputhen.
Nëse qeveria donte një propozim të tillë, le të ndryshohej ligji, por ta fusësh si kompetencë të prefektit, kemi nevojë për marrëdhënie institucionale jashtë presioneve dhe diktateve.
Nuk mund t’i jepet pushtet prefekti që është i emëruar dhe të mbahet nën presion kryetari i bashkisë.
Në një lidhje për MCN Live, Haxhimali tha se Shoqata e Bashkive dhe ajo për Autonomi Vendore duhet të ngrihet dhe ta kundërshtojnë një vendim të tillë.
Ai tha se në një kohë që duhet rritur besimi te kryetarët e bashkive, nuk mund të vijë një vendim i tillë.
Roli i prefektëve kudo ka filluar të zbehet, por askush nuk prevalon mbi institucionet kushtetuese.
Të mos harrojmë që bashkitë i përcakton Kushtetuta, ndërsa prefekturat jo. Nuk mund të merret pushteti mbi një institucion kushtetues.
Qoftë 12 prefekturat dhe 12 këshillat e qarqeve, me reformën territoriale po konsolidohen dhe opinioni publik duket sikur i mbivendos kompetencat mbi njëra tjetrën.
Kryeministri po i jep rëndësi prefektëve, por nuk mendoj se do pushtet më shumë se është i gjithëpushtetshëm.
Kam dyshime të mëdha se pse u jepen kompetencat prefektëve. Mund të jetë një propozim i ardhur nga poshtë.
Mos të harrojmë se nëse do kalojë një projektligj i tillë do të ketë edhe faturë financiare. Çdo prefekti i duhet të shkojë minimalisht mbi 10 punonjës shtesë.
Në 12 prefektura mund të duhen mbi 120 punonjës, por a e kanë luksin institucionet shqiptare që të shtojnë fatura të tilla.
Në një kohë që duhet të jepen mbështetje për bashkitë se aty jepen shërbimet.



