Japonia është shumë e shqetësuar që presidenti Putin nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin ushtarak-teknik me Korenë e Veriut.

Kështu tha Yoshimasa Hayashi, zëdhënësi i qeverisë japoneze, në një konferencë për shtyp.
Ky lloj bashkëpunimi mund të përbëjë një shkelje të drejtpërdrejtë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për sa i përket ndikimit të tij në mjedisin e sigurisë së vendit tonë dhe rajonit.
Presidenti Vladimir Putin e përshkroi marrëveshjen midis dy vendeve si një dokument ‘vërtet revolucionar’ .
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë frikë se ky afrim i vazhdueshëm mund të çojë në dërgesa të reja të municioneve dhe raketave të Koresë së Veriut në Rusi për luftën e saj në Ukrainë.
Putin tha gjithashtu se sanksionet e OKB-së kundër regjimit të Koresë së Veriut duhet të rishikohen.



