
Në 2019-n shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar në krahasim me 5 apo 6 vite më parë. Por sa harxhon një shqiptar për të pirë apo ngrënë në bare e restorante?
Shpenzimet e shqiptarëve arritën sipas të dhënave të INSTAT publikuar nga monitor në një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro. Dhe për frymë përkthehet në 150 euro.
Sipas të dhënave, shqiptarët shpenzojnë më shumë për kafe dhe dreka.
Kjo shifër pësoi ulje gjatë 2020-s, për shkak të pandemisë, që solli mbylljen e bizneseve, si dhe vështirësi financiare për familjet shqiptare.




