
Ish-hetuesi rus Serghei Khadzhikurbanov, i dënuar për vrasjen e gazetares investigative Anna Politkovskaya në vitin 2006, është falur pasi luftoi në Ukrainë.
Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Alexei Mikhalchik.
Si një luftëtar i forcave speciale ai u ftua të nënshkruante një kontratë për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak. Kur kontrata mbaroi, ai u fal me dekret presidencial.
Anna Politkovskaja u vra më 7 tetor 2006 nga pesë të shtëna me armë zjarri në ashensorin e pallatit ku banonte, në qendër të Moskës.
Gruaja, një gazetare dhe disidente ruse, ka punuar për vite në Novaya Gazeta dhe gjithmonë ka kritikuar hapur qeverinë e Vladimir Putin dhe ndërhyrjen ushtarake në Çeçeni.
Për këtë arsye, në vitin 2001 fitoi Çmimin Global të Amnesty International për gazetarinë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në vitin 2003, çmimin e OSBE-së për Gazetari dhe Demokraci.



