Shpërthen vullkani Marapi në Indonezi, 3 kilometër kolonë hiri dhe tymi

Shpërthen vullkani Marapi në Indonezi, 3 kilometër kolonë hiri dhe tymi

Mali Marapi në ishullin Sumatra, një nga 130 vullkanet aktive në Indonezi, ka shpërthyer, duke shkaktuar një kolonë tymi dhe hiri 3 kilometra të lartë mbi majën e tij prej 2891 metrash.

Lajmi raportohet nga Instituti Indonezian i Vullkanologjisë dhe Rrezikut Gjeologjik, i cili nuk flet për viktima apo dëme të veçanta.

Gjithsesi ndalohet afrimi me vullkanin dhe paralajmërimi i shpërthimit i lëshuar nga instituti është niveli 3.

Personat që punojnë pranë malit Marapi, vullkani më aktiv në Sumatra, ju kërkohet që të mbajnë syze, maskë dhe kapele.

Hiri i përzier me shi ra në qytetin e Bukittinggi, i treti më i madh në Sumatra me rreth 100 mijë banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy