Nis gara ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës (VIDEO)

Nis gara ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës (VIDEO)

Përmes një aktiviteti të zhvilluar nga Kryeministria, ka nisur gara ndërkombëtare për një tjetër Park Fotovoltaik, të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit.

Kryeministri Edi Rama, e vlerësoj një projekt të tillë si një investim të madh strategjik në sektorin energjetik shqiptar. Rama bën të ditur se falë këtij projekti do të krijohet një mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe se do t’i jepet më shumë hapësirë turizmit.

“Nisim procesin e garës ndërkombëtare për t’i dhënë jetë një tjetër projekti për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike. Pas suksesit me ankandin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ku së shpejti nis ndërtimi nga kompania franceze Voltalia, ky është një tjetër investim strategjik në sektorin energjetik shqiptar dhe njëkohësisht një investim madhor për –DurrësinqëDuam.

Me ndihmën e Zotit shpresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihmën e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë.

Ky park është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për Durrësin e 2030 dhe patjetër vizionin tonë për Shqipërinë e 2030 sepse kjo zonë që ka qenë e parë si periferi ku ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike të atyre që kanë lëvizur nga zonat më të thella drejt qëndrave urbane, faktikisht, me këtë park ne po bëjmë vetëm hapin e parë. Hapat e tjerë fillojnë me lagjien e re të rindërtimit, shkollat e reja që po ndërtohen, dhe ndërkohë porti i ri i mallrave për të cilin gara do të hapet së shpejti, për t’i hapur rrugën transformimit të portit të vjetër, aktual në një port turistik, për të tërhequr më shumë turistë dhe për të krijuar një kategori tjetër të turizmit, turizmin elitar”, tha Rama.

Nga ana e saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se fituesi i ankandit do të shpallet më datë 2 mars, ndërsa punimet për ndërtimin e këtij parku do të nisin në verën e vitit 2021.

“Parku fotovoltaik i Spitallës shtrihet në një sipërfaqe prej 120 ha dhe do të prodhojë fuqi maksimale prej 100 Megavat nga të cilat 70 Megavat do të blihen nga OSHEE dhe 30 megavat do të disponohen në treg të lirë nga podhuesi. Çmimi do të vendoset përmes ankandit tashmë një procedurë e shkelur dhe e suksesshme e ndjekur në ankandin për parkun e Karavastasë. Ankandi nis nga 55 euro dhe nuk pranohet asnjë ofertë sipër kësaj vlere që i referohet çmimit mesatar të blerjes së energjisë elektrike nga importi dhe prodhimi vendas i energjisë elektrike”, u shpreh minsitrja Balluku gjatë ceremoniesë së çeljes së ankandit.

Balluku shtoi se rrezatimi maksimal i kësaj zone që varion nga 3.2 deri 4.8 kilovat/orë për m2 e bën shumë interesante këtë zonë për investitorit e huaj.

Ministrja bëri të ditur se i gjithë procesi përfundon në 2 mars të 2021 për t’i dhënë pastaj një frymë ecurisë për firmosjen e të gjitha kontratave dhe nisjes së ndërtimti të parkut në verën e 2021-t.

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 Mw, nga të cilat: 70 Mw do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen afatgjatë të energjisë me çmim të paracaktuar. Pjesa tjetër, 30 Mw do të mund që të tregtohen në treg të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy