
Pas fushatës së bërë këtë të shtunë nga kryeministri Edi Rama në Himarë, ku edhe e quajti kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin si jo të denjë për drejtimin e Bashkisë, ky i fundit ka reguar nëpërmjet një deklarate.
Beleri thotë se Kryeministri në këtë fushatë ishte në vështirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen e një kandidati që është në ikje. Sipas tij, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan.
Deklarata e plotë e Fredi Belerit:
Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve.
Ne veshtirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një shoë të rradhës krejt të pamoralshëm dhe meskin sic ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjume dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e coj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kerkoi Himarioteve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera.
Unë ju siguroj personalisht tre gjëra
Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan.
Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve te mij Himariot, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Sic gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujrat e zeza , shkollat me standarte bashkëkohore dhe mbi të gjitha ceshtja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që pengojnë njerëzit të ecin përpara.
Së treti, të martën, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë.



