
Dalai Lama e ka ndryshuar mendimin e tij për Donald Trump: Nëse në vitin 2016 ai u shpreh për të se "nuk kishte asnjë shqetësim" për presidencën e tij, tani ai e kritikon atë në fronte të ndryshme dhe e dënon për "mungesën e parimeve morale".
I intervistuar nga BBC-ja, udhëheqësi budist tibetian pyetet në mënyrë të përsëritur për Trump-in dhe përgjigjet: "Kur ai u bë president, ai lavdëroi Amerikën më së pari dhe kjo është e gabuar".
Pastaj, në lidhje me imigracionin, ai thotë se është "i trishtuar për fëmijët" që mbahen në kufirin meksikan-amerikan. Në lidhje me çështjen e ndryshimeve klimatike, ai kritikon tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja e Parisit duke deklaruar se "Amerika duhet të marrë një përgjegjësi botërore".
Megjithatë, ai lavdëron zëvendëspresidentin Mike Pence dhe të gjithë ata politikanë të Kongresit, demokratë dhe republikanë, të cilët mbështesin çështjen e Tibetit kundër Kinës, e cila nuk i kursen polemikat.
Së fundmi, për rolin e grave, ai përsërit një koncept mjaft të diskutueshëm, të shprehur edhe në të kaluarën: "Nëse një grua Dalai Lama vjen, ajo do të duhet të jetë tërheqëse".



