Aksident i pesëfishtë në autostradën Durrës-Tiranë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur

Aksident i pesëfishtë në autostradën Durrës-Tiranë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur

Një aksident i pesëfishtë me pasojë një të vdekur dhe shtatë të plagosur është shënuar në autostradën Durrës-Tiranë.

 

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 05:20, ku në aksident janë përfshirë pesë automjete.

 

Mësohet se 45-vjeçari Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

 

Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy