Dieta me perime ngadalëson kancerin e prostatës

Dieta me perime ngadalëson kancerin e prostatës

Një dietë me bazë bimore - e cila nuk përjashton mishin dhe peshkun, por kryesisht përbëhet nga ushqime bimore - mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të kancerit të prostatës, sipas një studimi të Universitetit te Kalifornisë në San Francisko, i cili është publikuar në JAMA Network Open.

“Dietat me bazë bimore janë gjithnjë e më popullore dhe ofrojnë përfitime ushqyese në mesin e njerëzve të diagnostikuar me sëmundje të ndryshme kronike”, shkruajnë studiuesit.

"Megjithatë, dihet pak për lidhjen midis dietave me bazë bimore dhe rezultateve klinike pas diagnostikimit të kancerit të prostatës".

Ekipi vlerësoi ecurinë e sëmundjes në rreth 2000 burra të diagnostikuar me kancer të prostatës në fazat e hershme. Pasi i ndoqën pacientët për rreth 6.5 vjet, studiuesit vunë re më pak përparim të sëmundjes tek ata që ndiqnin një dietë bimore. Në veçanti, ata që e ndoqën këtë model diete me më shumë këmbëngulje regjistruan një ulje prej 47% të rrezikut të progresionit në krahasim me ata që ishin më larg nga kjo lloj diete. Mekanizmat përmes të cilëve një dietë e pasur me perime mund të ketë një efekt pozitiv janë të shumëfishtë, shpjegojnë studiuesit. Frutat dhe perimet janë të pasura me komponime, me veprim antioksidues dhe anti-inflamator, të cilat mbrojnë kundër kancerit, si dhe fibra. Përkundrazi, ushqimet me origjinë shtazore janë të lidhura me një rrezik të shtuar të shfaqjes dhe rikthimit të kancerit.

 "Megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme," përfundojnë studiuesit, "rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se modelet e dietës me bazë bimore mund të lidhen në mënyrë të kundërt me rrezikun e përparimit të kancerit të prostatës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy