Gazetari Robert Papa, në një intervistë për MCN TV, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me miqësinë me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Gënjen veten. Ai është prishur me miqtë e tij realë. Unë e njoh që në tetëvjeçare. Si mund të quash mik McGonigal apo Kushnerit. Ti ke zënë vendin e Mehmet Shehut, mos përfito nga akesi që të jep posti i kryeministrit. Si Edvin ke qenë në Francë dhe e mban mend mirë në çfarë niveli ke qenë. Para se të fitonte Trump sponsorizove librin e Kamala Harris përmes bashkëshortes. Prisje të fitonte e majta. Edhe kontratën e ke bërë paraprake. Kushneri është një sekser te kjo, nga pas janë arabët. Do të doja që opozita kur të vijë në pushtet, ta heqë këtë marrëveshje. Nuk është për shitje Sazani, për falas. Edhe me Aleks Sorosin ke interesa. Miqësitë janë përtej politikës. Dihet kë mbështet Sorosi, është antishqiptar dhe proserb. Falë Zotit tani është te lista e armiqve për Trump. I ka rënë motivi i fushatës që me mua do të hyni në BE. BE ka dështuar me Shqipërinë, duhej të na kishin futur.