
Vetëm pak ditë më parë u zhvillua në Prishtinë një kuvend i përbashkët, ndërkohë që më herët janë zhvilluar edhe disa mbledhje të përbashkëta qeverie. Por çfarë kanë prodhuar këto mbledhje?

Analisti Endri Tafani në ‘MCN informacion’ e quajti këtë takim më shumë si një rutinë në drejtim të ngrohjes së marrëdhenieve të ftohta mes të dy kryeministrave.
Kjo është pjesë e një procesi të gjatë, nuk është hera e parë që kemi takime të përbashkëta, dhe si e tillë nuk është se duhet pritur ndonjë boom të madh, është në kuadër të rutinës.
Ajo që mund të nënvizohet në këtë rast është fakti se është mbledhja e parë që po ndodh, pas një ftohje që ndodhi në 2023, në takimin që dështoi.
Në këtë kuadër, Tafani thotë se kryeministri Kurti ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve me pjesëmarrjen e partisë së tij në Shqipëri, duke krijuar kësisoj një anomali politike me këtë fakt.
Duhet kuptuar diçka që është anomali në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Albin Kurti është subjekt politik në Shqipëri, Vetëvendosja është subjekt politik, tani imagjinoni sikur në Kosovë, Edi Rama të hap një parti dhe të shkoj atje për të kërkuar rënien e Albin Kurtit, si kryeministër siç po ndodh këtu.
Pra kjo është anomali politike. nuk është normale te kesh një kryeministër të Kosovës, i cili të konkurroj politikisht në Shqipëri, për të hedhur kryeministrin shqiptar.
Kjo është anomali dhe Kurti këtë rol nuk e ka lozur vetëm me Shqipërisë e ka lozur edhe me shqiptarët në Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, dhe ne Malin e Zi është munduar të ndikojë, dhe kjo anomali jo vetëm që krijon ngërçe pro po kthehet ne kundërproduktive për çështjen e shqiptarëve.
Kjo lloj mënyre e Kurti po kthehet ne kundërproduktive, t’i prish marrëdhëniet me Shqipërinë, me faktorin shqiptar në Preshevë, në MV. Pra, duhet qe kjo anomali duhet zgjidhur dhe ta kuptojë që nuk mund të hecet në këtë drejtim.



