Shtyhet për një muaj vendimi për Haradinajn, seanca tjetër me 6 prill

Shtyhet për një muaj vendimi për Haradinajn, seanca tjetër me 6 prill

Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i është vazhduar masa e “arrestit” nga Gjykata franceze edhe për një muaj.

Haradinaj ka thënë se është peng politik tashmë dhe e ka quajtur turp vendimin e gjykatës. “Gjykata ka kërkuar informata shtesë nga autoritetet serbe. Ky është një turp i drejtësisë. Unë tashmë jam peng politik”, ka thënë Haradinaj. Seanca tjetër do të jetë me 6 prill. 

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishte ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohej nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Por, gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Para kësaj seance gjyqësore, autoritetet serbe, kishin deponuar materiale shtesë, çka besohet se kishte ndikuar që gjykata në Colmar, të zvarriste marrjen e vendimit përfundimtar. / Zëri / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy