Detajet/ Plagosja në Laprakë, vjen reagimi i policisë. Ja çfarë thotë për autorët

Detajet/ Plagosja në Laprakë, vjen reagimi i policisë. Ja çfarë thotë për autorët

Dy persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen në Laprakë.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i policisë së Tiranës Ardi Veliu, i cili nga vendngjarja bëri një deklaratë për gazetarët.

Ai tha gjithashtu se mes palëve ka pasur një konflikt një ditë më parë dhe të plagosurit e autorët janë takuar sot. Takim që sipas burimeve policore ka ndodhur për të sqaruar konfliktin e djeshëm, rezultoi me plagosjen e katër personave.

Veliu u tregua diskret kur u pyet lidhur me shkaqet e konfliktit dhe emrat e autorëve në kërkim. Por, burime bëjnë me dije se një nga autorët e shpallur në kërkim është pronari i lokalit ku lindi sherri këtë të premte, Arben Seferi. Dyshohet se ai ka shkrepur këmbëzën duke plagosur katër të rinjtë, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore, jashtë rrezikuar të për jetën.

Alarmi për të shtënat te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç.

 
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy