Ar për Kosovën, Majlinda Kelmendi triumfon në xhudo

Ar për Kosovën, Majlinda Kelmendi triumfon në xhudo

Një debutim fantastik i Kosovës në Lojërat Olimpike 2016. Majlinda Kelmendi arrin të rrëmbejë në xhudo medaljen e arit, njëkohësisht dhe ari i parë për Kosovën. Kelmendi mundi në finale italianen Odette Giuffrida, të cilës i shkon medalja e argjentë.

 

Performanca e Kelmendit zgjoi interesin e të gjithë sportdashësve shqiptarë, e jo vetëm, dhe e gjitha u shpërblye më së miri.

 

Kosovarja mposhti zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash, duke realizuar fitoren e saj të parë në karrierë në një Olimpiadë. Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me 'ippon'. Më pas Kelmendit në çerekfinale u “hakmorr” ndaj Kristan Lezhontil,  xhudistja që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër. Xhudistja shqiptare u gjend sërish në vështirësi para Lezhontil, por kjo e fundit u penalizua duke bërë të mundur që Majlinda të eliminonte në gjysmëfinale edhe xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

 

Fitorja absolute Kelmendit ka gëzuar pamasë të gjithë opinionin public shqiptar dhe ka zënë vend edhe në hapësira të rëndësishme të mediave ndërkombëtare. Ky sukses mbetet historik dhe një dhuratë shumë e bukur për sportin kosovar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy