
Berisha dhe deputetët e PD-së, kërkojnë që në seancë plenare të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, në mënyrë që zhvillojë mocionin me debat për çështjen e takimeve me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Mazhoranca e rrëzoi këtë kërkesë, ndeërsa demokratët bllokuan foltoren duke krijuar dhe tension në sallën e parlamentit.
Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores, teksa deputetët e PD protestojnë duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin.
Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar.
Deputetë të Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. Ata kërkuan që seanca të niste me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.



