
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka kërkuar falje për një fotografi në të cilën shfaqet si njeri me ngjyre. Fotoja është shkrepur në një festë në vitin 2001 dhe u botua së fundmi nga revista “Time”, në një kohë kur Kanadaja po përgatitet për zgjedhjet kombëtare.
"Në vitin 2001, kur isha mësues në Vancouver mora pjesë në një mbrëmje gala të fundvitit, ku tema ishte “Netët arabe”, ku u vesha si Aladini dhe u grimova", tha ai në një konferencë shtypi pasi u botua artikulli.
"Unë nuk duhej ta kisha bërë. Dhe me të vërtetë më vjen keq", tha ai.
Kreu i Partisë Konservatore kanadez, Andrew Scheer, tha se rivali i tij liberal ishte i papërshtatshem për të qeverisur vendin pas botimit të fotografisë.
"Të grimohesh në këtë mënyrë si njeri me ngjyrë është një akt i qartë talljeje dhe racizmi", u tha Scheer gazetarëve në një prononcim të transmetuara drejtpërdrejt nga një aeroport në Kebek, ku ai po bën fushatë për zgjedhjet kombëtare të 21 tetorit.
"Ajo që kanadezët panë këtë mbrëmje është një njeri me mungesë të plotë gjykimi dhe integriteti dhe dikush që nuk është i përshtatshëm për të qeverisur këtë vend", shtoi ai.
Biznesmeni nga Vankuveri, Michael Adamson, ia ka dhënë foton revistës “Time” në fillim të këtij muaji.
Ajo është marrë nga libri i Akademisë West Point Grey, ku Trudeau, asokohe 29 vjeç, ishte punonjës.



