Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se mocioni i Spiropalit nuk mund ta vendosë në lëvizhje Asamblenë e PS-së dhe se tashmë ajo është në një moment që nuk e di se çfarë po bën.
Në atë kohë ishte çdo gjë kryevepër, kryetari i partisë ishte Skëndërbe, kjo pranoi me përulësi që të ishte Mamica dhe të luftonte kundër Berishës, si Skëndërbe. Papritur Skëndërbeu vendosi t’i thotë Mamicës largohu pak nga karrigia, dhe në atë kohë Shqipëria na u bë e keqe se Elisa ra nga një karrige. Tani ka çuar dokument. Jo vetëm PS-ja por edhe publiku duhet t’i kërkojë Spiropalit të thotë të vërtetën. Atëherë kur ishe në pushtet dhe i dije gjërat, apo tani? Pse ke qëndruar në pushtet?
Spiropali sapo ka dalë nga momenti që nuk di se çfarë bën.
Ajo po i vjen vërdallë Ramës, është e dashuruar me Ramën dhe atë dashuri e shpreh në formë urrejtjeje. Është e pasionuar se s’ka njohur baba tjetër politik. Asnjë kulturë tjetër politike.
Asamblenë nuk e vë në lëvizje një person, por grupi parlamentar, 2/ 3 e anëtarëve, vdekja e kryetarit. Spiropali do të reagojë kështu sa kohë nuk ia vërshëllen Rama.



