Karaburuni tri ditë në ‘pushtetin’ e flakëve, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve

Karaburuni tri ditë në ‘pushtetin’ e flakëve, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve

Vijon të  jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit.

Edhe pse punonjësit e zonave të mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish.

Kërkohet ndërhyrja me forca më të shumta pasi është e pamundur të fiket me mjete rrethanore ky zjarr.

Sipas prefekturës së Vlorës sot priten të vijnë në ndihmë disa ushtarë. Ndërkohë terreni i vështirë  për të shkuar në mal e bënë edhe më te vështirë fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë të pijshëm dhe janë të detyruar të zbresin nga mali, dhe për të zbritur duhen të paktën dy orë.

Prej disa ditësh, temperaturat e larta kanë bërë që në të gjithë vendin të përhapen vatra zjarri, ndërkohë që në disa zona terreni ka vështirësuar edhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Rreziku pritet të jetë prezent edhe në ditët e ardhshme pasi sinoptikanët kanë paralajmëruar rritje të temperaturave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy