
Policia italiane ka shkatërruar një band grabitësish duke arrestuar 4 shqiptarë. Sipas mediave të shtetit fqinj, banda brenda pak ditësh do të kishin shënuar pothuajse njëqind vjedhje në apartamentet në krahinat e Riminit, Ancona, Pesaro Urbino dhe Modena.
Policia u ka sekuestruar më shumë se një kilogram sende floriri. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës, pasi këta persona ishin kthyer në tmerin e zonës.
Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.



