Siguria kibernetike /Drejtoresha e ASIG: Agjencia nuk ka ende kapacitete (VIDEO)

Siguria kibernetike /Drejtoresha e ASIG: Agjencia nuk ka ende kapacitete (VIDEO)

Shqipëria ka agjenci të sigurisë kibernetike, por nuk është në gjendje që të zbulojë ndërhyrjet nga hakerët e huaj. Rasti i fundit është zbuluar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë, ku hakerat koreano veriorë kanë përdorur serverat e një kompanie në Shqipëri për të kryer sulme në SHBA dhe Dubai. Drejtorja e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, Milva Tomça është shprehur se nuk ka informacion për këtë çështje.

Dy ditë më parë TemA Tv raportoi gjetjet e raportit të Departamentit Amerikanë të Sigurisë, se serverët shqiptarë të kompanisë Abissnet janë përdorur nga hakerat Koreano Veriorë për të bërë sulme kibernetike në disa shtete mes tyre edhe në SHBA. Por a kanë dijeni institucionet shqiptare për këtë shqetësim që vjen nga Uashingtoni dhe a kanë marrë masa? 

Prej rreth 6 muajsh në Shqipëri është ngritur një agjenci pranë kryeministrisë për Sigurinë Kibernetike. Në ligjin për sigurinë kibernetike, në nenin 5 pika 2 thuhet se

Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi

Ndërkohë nga ana e saj drejtoresha e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, Milva Tomça, në një bisedë telefonike për TemA Tv shprehet se edhe pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Sigurisë nuk kanë një lajmërim për këtë shqetësim.

"Janë informacione që ndodhin në shtetet e huaja ata ose i zgjidhin vet me mjetet e tyre, ose na drejtohen ne zyrtarisht nëpërmejt email ose me një shkresë zyrtare. Në përgjithësi sulmet kibernetike nuk presin me shkresa po dërgohen me email. Un nuk kam asnjë informacion të tillë pavarësisht se ne me CSIRT e Amerikës në raste kur na kanë sulmuar ne u jemi drejtuar atyre për të mbyllur adresat nga na vinin sulmet", deklaroi Milva Tomça, drejtoreshë e Agjencisë së Sigurimit Kibernetik.

Këtë të hënë në Komisionin e Medias tek sa ishte thirrur në një seancë dëgjimore për mbylljen e portalit kryeministri.com, e pyetur se si e zbuluan portalin në fjalë, Tomça tha se agjencia që ajo drejton kryen monitorime dhe kryen editime rutinore për të zbuluar rreziqe?

Ndërkohë për rastin në fjalë ku hakerat koreanoveriorë kanë përdorur serverat shqiptarë të kompanisë Abissnet, shprehet se nuk ka arritur ta identifikojë ndërhyrjen.

"Jemi në fazat që po ngrejmë kapacitetet. Është një institucion ku ka dy çështje shumë të rëndësishme, deri tani në këtë periudhë 6 mujore fukusi i është dhënë çertifikimit elektronik sepse janë dy ligje mbi të cilat ne funksionojmë dhe jemi në fillimet e punës së CSIRT kombëtar ku unë akoma nuk kam fokusuar stafin", deklaroi Milva Tomça.      

Më tej drejtoresha shpjegoi se serverat e Abissnetit nuk janë përdorur realisht po është përdorur vetëm emri për t’u fshehur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy