Bushati: Vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, "arkitektët" e reformës në drejtësi

Bushati: Vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, "arkitektët" e reformës në drejtësi

Analisti Andi Bushati ka komentuar me tone të forta vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e lidhur ngjarjen tragjike me dështimet e thella të reformës në drejtësi. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se glorifikimi i vrasësit në rrjetet sociale është pasojë direkte e mungesës së besimit të qytetarëve te drejtësia dhe se, sipas tij, vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, pra "arkitektët" e reformës në drejtësi.  

Vrasësi nuk është ai që është në burg. 

Vrasësit e vërtetë janë në drejtim të paditur dhe kanë emër: Romana Vlahutin dhe Donald Lu. Këta janë arkitektët e reformës në drejtësi.

Psikoza kolektive e shqiptarëve është ndjesia e padrejtësisë, e rrënjosur aq thellë, saqë shumëkush nuk beson më se mund të marrë drejtësi në gjykatë. 

Po të bëhej një sondazh, pyet qytetarin: merr dot drejtësi në gjykatë? Edhe ata që fitojnë, janë të bindur se pala tjetër ka qenë më e korruptuar, jo se drejtësia ka funksionuar. Dhe kjo është tragjedia.”

Glorifikimi i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja nuk ka të bëjë me mbështetje për dhunën, por është një shenjë se njerëzit e zakonshëm ndihen të pashpresë ndaj sistemit gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy