Hirsutizmi është një gjendje ku një grua përjeton një model të rritjes së fytyrës dhe trupit të ngjashëm me trupin e një mashkulli.
Hirsutizmi, ose thënë ndryshe rritja e tepërt e qimeve të fytyrës dhe atyre trupore, shkaktohet nga nivele të larta të androgjeneve, të përshkruara si hormonet "mashkullore". Androgjenet zakonisht janë të pranishme tek femrat, por në sasi më të vogla se tek burrat.
Në gratë që vuajnë nga sindroma e ccrregullimit hormonal (PCOS), rritja e qimeve në fytyrë dhe trup mund të jetë më agresive sesa tek femra mesatare pasi hirsutizmi është simptomë e PCOS.
Sindroma e hirsutizmit është një çrregullim hormonal që ndikon në funksionimin e vezoreve dhe funksioneve të ndryshme trupore të kontrolluara nga hormonet.
PCOS bën që vezoret të zmadhohen, si dhe zhvillimi i folikujve të vegjël në vezore. Edhe pse këto gjëndra janë të padëmshme, ato pengojnë lëshimin e vezëve (qelizat riprodhuese femërore) nga vezoret. Kjo frenon ovulacionin dhe rezulton në periudha të parregullta. Në raste ekstreme, mund të shkaktojë infertilitet.
Sipas Revistës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë së Afrikës së Jugut, deri në 40% të infertilitetit femëror shkaktohet nga PCOS.
Simptoma të tjera të PCOS përfshijnë shtimin në peshë, puçrrat, rrallimin e flokëve të kokës dhe errësimin e lëkurës.
Presioni sociale
Edhe pse kjo rritje e flokëve është e padëmshme, për shkak të normave shoqërore dhe paragjykimeve gratë me hirsutizëm shpesh turpërohen për qimet e tyre të fytyrës. Sipas studimeve të ndryshme, rreziku për depresion është shumë më i lartë tek gratë me hirsutizëm sesa tek femrat që nuk e kanë.
Praktikat e heqjes së qimeve të fytyrës dhe trupit nuk është një prirje e re. Qimet e fytyrës tek femrat kanë tendencë të shihen si "të padëshirueshme" dhe shumë "mashkullore" në shoqërinë moderne. Studimet kanë zbuluar se depresioni në rritje në gratë e heshtura është për shkak të niveleve të larta të tyre të testosteronit dhe jo si rezultat i shmangies shoqërore.
Diagnostifikimi dhe trajtimi
Mjekët janë në gjendje të testojnë për hirsutizmin duke marrë një test gjaku për të përcaktuar nivelet e androgjenit në trup.
Trajtimi përfshin metoda të heqjes së qimeve të tilla si terapi me lazer ose elektrolizë, përdorimi i kontraceptivëve oral për të balancuar hormonet ose medikamente anti-androgjenike./Health24.com/



