
Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se vënia nën akuzë e ish-kryeministrit Berisha është një moment i rëndësishëm politik, ashtu siç është dhe në raportet mes drejtësisë dhe pushtetit në tërësi.
Kikia tha se kjo çështje është e rëndësishme sepse krijon një kazus të ri.
Vënia nën akuzë nuk është ngjarje që ndodh shpesh dhe mbi të gjitha mendoj se jemi në kushtet e vendosjes së një kufiri historik sa i takon marrëdhënieve të drejtësisë me politikën dhe pushteti. Vendosja e Berishës në arrest shtëpie ishte e panevojshme, është mbajtur në shtëpi 10 muaj pa ia vendosur akuzën. Hetimet mund të kishin vazhduar në mënyrë normale siç ndodh në çështje të tjera.
Janë momente të rëndësishme politike, por edhe në raportet mes drejtësisë dhe pushtetit në tërësi.
Është mësuar që pritet t’i komunikohet akuza e korrupsionit. Këtë çështje nuk e bën të veçantë që Berisha është Berisha, por sepse çështja e Berishës krijon një kazus të ri. Berisha nuk ka një dokument të firmosur nga ai vetë që mund ta vësh në akuzë për korrupsion apo shpërdorim detyre. A do akuzohet për veprime kolegjiale, pra vendime të Këshillit të Ministrave, apo të Parlamentit?



