Profecia e Bill Gates: Një virus mund të vrasë më shumë se lufta, nuk jemi gati (VIDEO) 

Profecia e Bill Gates: Një virus mund të vrasë më shumë se lufta, nuk jemi gati (VIDEO) 

Themeluesi i Microsoft-it, i cili njoftoi largimin nga bordi drejtues i kompanisë dje, e kishte paralajmëruar botën pesë vjet më parë për rrezikun e një pandemie: "Nëse ka diçka që mund të vrasë 10 milionë njerëz në dekadat e ardhshme, ka më shumë të ngjarë që kjo të jetë një virus me potencial të lartë infektues dhe jo një luftë. Jo raketat, por mikrobet". Pas tij, një foto që të bën menjëherë të mendosh për virusin Covid-19 të parë nën lupën e një mikroskopi.

Fjalimi në fjalë është mbajtur në vititn 2015, në Ted Talks, cikli i konferencave që u jep zë në të gjithë botën njerëzve që kanë "ide që ia vlen të përhapen". Fjalët e themeluesit të Microsoft pasuan përhapjen shqetësuese të ebolas, që kishte ndodhur vetëm një vit më parë, në vitin 2014. Në fjalimin e tij tetë minutësh, Gates sugjeroi më shumë investime në vaksina dhe në trajnimin e punonjësve shëndetësorë, sepse, sipas tij, bota nuk do të ishte e gatshme të përballet me një epidemi të ardhshme. "Nuk ka asnjë arsye për panik - tha Gates - por ne duhet të vazhdojmë përpara".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy