Facebook do të lidh mesazhet në Instagram dhe Messenger

Facebook do të lidh mesazhet në Instagram dhe Messenger

Facebook bën një hap para drejt objektivit për të lidhur aplikacionin e mesazheve. Kjo ide synon të shtojë një opsion për të lidhur mesazhet e Messenger me ato të Instagram. Shumë përdorues kanë kërkuar që pjesë e bisedave të tyre në Instagram, të jenë edhe miqtë e Facebook.

Gjithashtu disa përdorues të tjerë kanë kërkuar metoda të reja se si mund të dërgojnë mesazhe.

Facebook ka bërë të qartë planet e saj për të unifikuar platformat e mesazheve të aplikacioneve të tij jashtëzakonisht të njohura për të lejuar mesazhe në mes të Messenger, Instagram dhe WhatsApp. Thuhet se Facebook po rindërton infrastrukturën themelore, në mënyrë që përdoruesit të jenë në vetëm njërën nga aplikacionet e tij dhe të mund të lidhen me të tjerët duke përdorur aplikacione të ndryshme në Facebook. Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg ka thënë gjithashtu se dëshiron që sistemi të kodohet deri në fund.

Duke integruar aplikacionet e tij më të njohura, Facebook mund të jetë në gjendje të konkurrojë më drejtpërdrejt me iMessage të Apple.

Facebook bleu Instagram-in për 1 miliard dollarë në vitin 2012 dhe gjithashtu bleu WhatsApp në 2014 për 19 miliardë dollar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy