
Ashtu si Banka Botërore edhe ekspertët e ekonomisë thonë se PPP-të nuk janë të këqija nëse ndaj tyre ka transparencë dhe monitorohen vazhdimisht. Arben Malaj tha për Tema TV se informalitetin në vend nuk e kufizon aplikimi i fiskalizimit apo detyrimi ndaj biznesmenëve për përcaktimin e të ardhurave që duhet të mbajnë në arkë.



