Numri i lartë i rasteve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po bën që të rritet dukshëm edhe numri i shtretërve jo vetëm në spitalin qëndror të Shkupit, por edhe në disa qytete te tjera ku janë të koncentruar spitalet Covid.
Zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, thotë së aktualisht vetëm në Shkup janë 440 të hospitalizuar dhe po aq në spitalet tjera covid në vend.
“Kemi dyfish raste të të infektuarve, kapacitetet shëndetësore po dyfishohen, dhe ne po rrisim numrin e shtretërve përditë. Numrat janë se vetem në Shkup i kemi rreth 440 të shtruar, kurse numri I njejte gjendet edhe në qendrat tjera covid nëpër qytete, kemi mbi 700 të hospitalizuar dhe në trajtim sptalor, pothuajse të gjithë janë në përkrahje të oksigjenit”.
Zv.ministri Hasani, thotë se megjithë rastet e shumta, komiteti i ekspertëve ka vlersuar se momentalisht në Maqedoni ka ulje të shkallës së shpërndarjes së sëmundjes.
“Masat janë të ndërmarra në bazë të situatës epidemiologjike dhë në bazë të analizave, shkalla e infektimit për momentin dhe shkalla e përcjelljes së të infektuarve ka filluar të bie, do të thotë se shkalla e infektimit e shpërndarjes së sëmudjens ka filluar të bie për momentin. Prandaj kemi vendosur të mos marrim masa të reja, sepse masat e deritanishme kanë dhënë efekt”.



