“PD sot më keq se në 97-ën!”, Biberaj: Basha erdhi pa merita, po ikën pa lavdi

“PD sot më keq se në 97-ën!”, Biberaj: Basha erdhi pa merita, po ikën pa lavdi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aleksandër Biberaj deklaroi se sot PD është në pikën më të ulët të ekzistencës, madje edhe në raport me 97-ën. Biberaj u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN TV se Basha erdhi pa merita në PD dhe tanimë po ikën pa lavdi.

Zgjidhja në PD do ishte bashkimi, unifikimi dhe zgjedhja e kryetarit të ri përmes një fushate disa mujore. Të jetë një garë e lirë, garë e ndershme. Në vitet e para të PD ka pasur garë, ka pasur konkurrencë. PD është në pikën më të ulët të ekzistencës 31-vjeçare, edhe në 97-ën kemi qenë më mirë se sot.  Z. Basha është bërë tragji-komik me ato që deklaron. Duhet të kishte marrë me kohë përgjegjësitë. Besoj se e ka mbyllur ciklin në PD, erdhi pa merita dhe po ikën pa lavdi. PD ka personalitete, intelektualë, ka kapacitete, të fjetura gjatë 31 viteve, të larguara për arsye të ndryshme”.

I pyetur nëse kryetari i ri i PD-së duhet të jetë i pranuar nga amerikanët, Biberaj tha:

S’kam qenë fetishist në raport me ndërkombëtarët. SHBA-të janë aleat strategjik, kanë bërë shumë për ne, por besoj që janë zhvillime që kanë të bëjnë me demokratët shqiptar. Ata kthehen në vendet e tyre, kostot i paguajmë ne.

Biberaj theksoi rëndësinë e garës brenda kampit demokrat, duke shtuar se nuk është problem edhe nëse kandidojnë Berisha dhe Basha.

Kam qenë dhe mbetem ithtar i garës. Është e drejtë e Berishës të kandidojë. Po të dojë të kandidojë edhe z.Basha. Por jo me kandidatë të prodhuar shpejt e shpejt, kandidat fals, apo kukulla. Të ketë garë reale. Edhe faktori ndërkombëtar sot e ka të qartë se kush është mazhoranca reale në opozitë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy