
Është e rrallë të shohësh dy partitë më të mëdha të Suedisë të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, dhe në një marrëveshje të tillë, veçanërisht vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Por kryeministrja Magdalena Andersson dhe Ulf Kristersson, lideri i partisë më të madhe opozitare, Moderatët e qendrës së djathtë, donin qartë të dërgonin një mesazh se Suedia është e bashkuar kur bëhet fjalë për aplikimin e saj në NATO.
Andersson sugjeroi se ishte fundi i një epoke për vendin e saj dhe tha se ishte e bindur që publiku suedez e mbështeste vendimin e saj.
Kristersson argumentoi se nuk ishte një kohë për politikën e partisë, por nuk mundi të përmbajë entuziazmin e tij që një politikë që partia e tij ka nxitur për dy dekada më në fund po realizohet.
Konferenca e tyre për shtyp pasoi një debat të posaçëm tre-orësh në parlamentin suedez më herët të hënën.
Nuk pati një votim, por ky ishte një shans i rëndësishëm për partitë opozitare për të shprehur pikëpamjet e tyre përpara vendimit përfundimtar të qeverisë për anëtarësimin në NATO.
Megjithëse shumica ofruan mbështetje të fortë për vendimin, Partia e Majtë dhe e Gjelbër mbeten kundër aplikimit.



