Babai abuzoi me të bijën 12-vjeçare/ Ruçi: Ka raste që s’bëhen publike. Janë të rrallë personat që e ngrenë zërin

Babai abuzoi me të bijën 12-vjeçare/ Ruçi: Ka raste që s’bëhen publike. Janë të rrallë personat që e ngrenë zërin

Një vajzë12-vjeçare ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga i ati që nga mosha 5-vjeçare. 

Psikologia Elda Ruçi tha që vajzës së abuzuar i është shkaktuar një traumë e madhe, që do duhet shumë kohë për ta lënë pas. 

Psikologia tha se ka shumë raste të tjera abuzimi që s’janë bërë publike, pasi janë të rrallë personat që e ngrenë zërin. 

Dikush nga familja duhet ta kishte vënë re. Nëna duhet të ishte treguar më e vëmendshme. Ka baballarë që janë maniakë. Në momentin që janë të droguar s’arrijnë ta bëjnë dallimin. Një person me norma, figura atërore është shembull për çdo vajzë. Që është pedofil, normal që është pedofil, përderisa ka abuzuar. Ka raste të pafundme. Ai fëmijë ka izolim, trauma në jetë, sepse s’mund ta besojë asnjë në familje. 

Ka pasur raste xhaxhai me mbesën, gjyshi me mbesën, vëllai me motrën, në rrethet më të afërta familjare. Ai përderisa ka arritur të abuzojë te fëmija e tij, kushedi sa kohë ka që e ka menduar ta arrijë atë qëllim, është një sëmundje psikologjike. Ai është një qenie pa emër, sepse i ka shkaktuar fëmijës një traumë të madhe, sepse edhe kur ajo të jetë e rritur do ketë përjetime të së kaluarës. Janë trauma të mëdha, do duhet një kohë pa afat, personi vet duhet të ketë guxim për ta lënë pas të kaluarën. 

Duhet një dënim maksimal që të jetë shembull, që askush të mos ta ketë guximin që të abuzojë me fëmijën e tij. Ka edhe raste që s’janë publike. Janë të rrallë personat që e ngrenë zërin. Është mosbesimi, vetizolimi, ka edhe nëna që s’e besojnë, edhe e distancojnë si rast. Ka qenë një rast ku babai ka abuzuar me dy vajzat. Njëra nga vajzat ia tregon të dashurit dhe largohen nga familja. Edhe sot e kësaj dite nëna s’i beson”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy