Aksidentoi për vdekje 3 fëmijë në 2010, shqiptari në pritje të ekstradimit

Aksidentoi për vdekje 3 fëmijë në 2010, shqiptari në pritje të ekstradimit

Është arrestuar në Cassano d’Adda të Milanos, Mark Marku, një nga personat e përfshirë në një aksident tragjik në Borizanë të Krujës natën e Krishtlindjeve më 2010.

Aksidenti solli si pasojë vdekjen e dy motrave, 6 e 12 vjeç, dhe të vëllait të tyre, 9 vjeç. 34-vjeçari Marku, i cili ishte në listën e Interpolit, ndodhet aktualisht në burgun e San Vittores, në pritje të ekstradimit për në Shqipëri raporton syri.net. 

Në fakt, nga lajmet e asaj kohe, mësohet se shkaktar i aksidentit ishte babai i tre fëmijëve, i cili ishte në gjendje të dehur, pas darkës së Krishtlindjeve në shtëpinë e prindërve, dhe ngiste me shpejtësi të madhe makinën e tij, duke goditur fatalisht makinën e Markut. 

Ky i fundit u shoqërua nga policia më 27 dhjetor 2010, për t’u lënë më pas i lirë, ndërkohë që tani do t’i duhet të sqarojë pozicionin e tij para gjyqtarit në Milano, në pritje të ekstradimit apo të lirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy