Italia si në mars, Franca mbi 2 mln infektime (VIDEO)

Italia si në mars, Franca mbi 2 mln infektime (VIDEO)

Italia fqinje duket se po u rikthehet fataliteteve të muajit mars, duke regjistruar një numër të lartë viktimash dhe të infektuarish. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 653 humbje jete dhe mbi 36 mijë raste të reja. Në nivel kombëtar mësohet se janë bërë mbi 250 mijë tampon, ndërsa farmacitë disponojnë tashmë edhe testet e shpejta.

Me një bilanc kritik po përballet edhe Greqia, ku u zbuluan mbi 3300 raste si dhe 59 jetë të humbur. Të intubuar janë rreth 500 pacientë.

Në francë deri më tani janë mbi 45 mijë vdekje dhe 2 milionë të infektuar, duke e bërë sirtuatën po ashtu mjaft problematike.

Edhe Rusia ka regjistruar mbi 22 mijë të infektuar, duke tejkaluar për herë të parë shifrën prej 2 milionë rastesh. Moska mbetet zona më e prekur nga virusi, ku janë mbyllur shkollat 9-vjeçare, baret, restorantet, dhe klubet e natës.

Ndërkohë që SHBA vijon të jetë në vend të parë në botë me 11 milionë të infektuar  dhe 250 mijë viktima, e ndjekur nga India me rreth 9 milionë të infektuar. Brazili, zë vendin e dytë për sa i përket viktimave, me 167 mijë të vdekur në total. Japonia ndodhet në alert, pasi ka regjistruar mbi 2 mijë raste ditore, 500 vetëm në kryeqytet, Tokio.

Edhe pse shumë vende po raportojnë rritje rastesh, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europënë njoftoi se ekziston një shenjë ngadalësimi i infeksioneve. “Do ketë dritë në fund të tunelit, por do të jetë e vështirë edhe të paktën për 6 muaj” u shpreh Hans Kluge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy