Zgjedhjet për kryetarin, PD nis numërimin pas dyerve të mbyllura

Zgjedhjet për kryetarin, PD nis numërimin pas dyerve të mbyllura

Përfundimi i procesit të votimit për kryetarin e Partisë Demokratike ia ka lënë radhën nisjes së procesit të numërimit. Numërimi i votave do të bëhet në qendrat ku është votuar, ndërsa të dhënat do të mblidhen në selinë blu për të shpallur ftuesin. Në Tiranë, numërimi ka nisur menjëherë pas mbylljes së orarit zyrtar në disa prej 16 qendrave, por mediat nuk janë lejuar të ndjekin procesin. Ato janë lejuar të ndjekin procesin vetëm përgjatë 5 minutave të para, ndërsa numërimi më pas ka vijuar me dyer të mbyllura, një praktikë e pazakontë kjo gjatë zgjedhjeve të tjera. Gjatë procesit të votimit për kryetarin e PD-së sot ra në sy pjesëmarrja e vetëm 8 nga 52 deputetët e zgjedhur nën siglën e PD-së. Po ashtu, listat e votuesve pa numra rendorë krijuan konfuzion, ndërsa për anëtarët që shkuan për të votuar dhe nuk gjetën emrin në listë, PD tha se përdori lista të veçanta pasi ata paraqitën kartat e identitetit. Në zgjedhjet për kryetar të PD-së morën pjesë afërsisht gjysma e anëtarësisë. Megjithëse nuk ka ende shifra zyrtare për totalin e votuesve, në sy ra interesi i ulët i demokratëve të Vlorës, vetëm 10% e anëtarëve me të drejtë vote e ushtruan atë për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë për postin e kryetarit janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy