Agjentët e DEA-s në takim me SPAK, amerikanët kërkojnë informacione për grupet e kokainës (VIDEO)

Agjentët e DEA-s në takim me SPAK, amerikanët kërkojnë informacione për grupet e kokainës (VIDEO)

Një grup agjentësh dhe oficerësh të anti-drogës amerikane DEA, mbërrijnë në Shqipëri. Katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë.

Takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokuroisë së Posaçme është zhvilluar dy ditët e fundit në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë. Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qëndra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin.

Mësohet se ata kanë marrë informacione për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet.

Ky interes i amerikanëve pritet të pasohet edhe nga një vizitë e një grupi prokurorësh shqiptarë në vendet e origjinës të kokainës që mbërrin në Shqipëri, ku edhe disa shqiptarë kanë mbetur viktimë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy