Identifikohet i riu shqiptar që gjeti vdekjen tragjikisht në aksident në Itali

Identifikohet i riu shqiptar që gjeti vdekjen tragjikisht në aksident në Itali

Identifikohet i riu shqiptar që gjeti vdekjen në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e shkuar.

Ai është Xhulio Bilali, 21 vjeç, banues në Vimercate të vendit fqinj. 21-vjeçari humbi jetën natën e së martës, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Polo” rreth orës 19:30 minuta.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës e duke u përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga një 38 vjeçar.

Shoferi i mjetit tjetër mbeti i plagosur lehtë dhe ishte ai që thirri për ndihmë.

Pavarësisht se ambulancat mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar të riun, i cili u shpall zyrtarisht i vdekur në spital.

Ai u nxor nga mjetet zjarrfikëse nga makina ku kishte ngecur në vendin e aksidentit. Bilali pësoi dëmtime të rënda të gjymtyrëve dhe në pjesën e kokës, siç raportojnë mediat italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy