Policia e Shtetit ka sekuestruar me dhjetra kg hashash dhe disa armë gjatë 4 operacioneve në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Memaliaj. Grupi i Durrësit ishte gati për ta shitur drogën në Tiranë, kurse në Shkodër u zbuluan 827 bimë në një zonë të pyllëzuar.



