Kosovë, shtohen rastet me meningjit

Kosovë, shtohen rastet me meningjit

Në Kosovë janë shtuar rastet e të prekurve nga meningjiti. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar rritje të vigjilencës sa i përket kontrollit të ujit të pijshëm dhe të klorizimit të tij, ndërsa shton se rrezik për marrjen e infeksioneve përbëjnë edhe pishinat, vendet e freskimit dhe kontakti.

“Ministria e Shëndetësisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme, bazuar në raportin e IKSHPK, kërkon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave. Bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje. Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët”, thuhet nga MSH-ja.

“Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije”.

Simptomat e meningjitit janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por rëndohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Ato përfshijnë të vjella, marrje mendsh, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje të muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje të kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta dhe skuqje të lëkurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy