"Pse ka dy emra ky, edhe Nue dhe Nuel", përgjigja me ironi e sekserit të CEZ-it

"Pse ka dy emra ky, edhe Nue dhe Nuel", përgjigja me ironi e sekserit të CEZ-it

Në komisionin hetimor të privatizimit të CEZ sot ka dëshmuar Hamza Merxhani, një shtetas kosovar që kishte bërë negociata mes CEZ.

Merxhani tregon rolin e tij për ardhjen e CEZ në Shqipëri. Ai thotë se kishte për kontratë ndërmjetësimi për Kosvën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po ashtu Merxhani thotë se nga kjo kontratë ka fituar 0.3%.

Ai tregon edhe lidhet me Nuel Kalajn dhe thotë se ai kishte rolin të garantonte sigurinë për çekët. Më pas në vitin 2007- thotë Merxhani -marrëdhëniet me Kalajn ju ftohën.

Sipas tij Kalaj nuk ka pasur kontakte me autoritetet e qeverisë së asaj kohe.

Dëshmia e sekserit të CEZ, Hamza Merxhani: 

Hamza Merxhani: Unë e kam pasur rolin tim që jam njoftuar me çekët, që unë ti sjell çekët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe ti shoqëroj për arsye të mos sigurisë që e ndjenin ata se në Shqipëri e në Kosovë e Maqedoni është rrezik i madh për investitorët me kapacitet të madh. Ata kishin informacione nga unë se kam marrë pjesë në lëvizje për çështje kombëtare dhe kanë pasur besim se do ti mbroj  

Balla: Kush ishte përfaqësuesi i CEZ që ju kërkoi ju të ndërmjetësonit dhe për të lverësuar mundësinë që CEZ të blinte OSSH?

Hamza Merxhani: Kam pasur kontratë për ndërmjetësim Kosvë-Shqipëri-Maqedoni.

Balla: A mbani mend se kush ka qenë përfaqësuesi i kompanizë CEZ që ju keni takuar?

Hamza Merxhani: Në fillim unë bashkë me ortakun cek ne kemi folur me një ish-drejtor që i mbaj mend vetëm mbiemrin Lashajk, pastaj Naukiç, Vladimir Shmalls.

Balla: Ku konsistonte roli juaj si ekspert, si konsulent në favor të CEZ në Shqipëri?

Hamza Merxhani: Në Shqipëri kam pasur frikë se mos ndodhte dicka dhe më tepër kam bërë punënën e sigurimit.

Balla: Pra ju nuk është se jeni një ekspert në sektorin energjitik?

Hamza Merxhani: Jo

Balla: Cilët autoritet keni takuar  kur keni ardhur në Shqipëri?

Hamza Merxhani: Takimi i parë ka qenë me ministrin Genc Ruli.

Balla: Në çfarë viti ka ndodhur?

Hamza Merxhani: Nuk e mbaj mend mirë, por në 2006

Balla: Kush i ka ndërmjetësuar takimet tuaja me qeveritarët shqiptarë?

Hamza Merxhani:  Nuk kam pasur sepse nuk ishe i autorizuar për të bërë takime. Isha  i autorizuar për të përcjëllë delegacionet, kurse takimet janë bërë në nivelet e shefave të kabinatit të drejtorëve.

Balla: Në rast se privatizimi do të vijonte pozitivisht në interes të CEZ kishit ju ndonjë kontratë përfitimi?

Hamza Merxhani:  Unë kam pasur një përqindje 0.3%

Balla: Si jeni njohur me Nuel Kalajn?

Hamza Merxhani: Kur nisëm punën në Kosovë Nueli mu duk djalë serioz, çdo gjë në rregull dhe i tregova për ta bërë përcjellës së delegacioneve.

Balla: Pra më shumë Nuel Kalaj garantonte sigurinë, por nuk bënte asistencë konsulence?

Hamza Merxhani: Në fillim kemi biseduar për këtë punë, për këtë kishte edhe kontratë.

Balla: Po më pas gjatë fillimit të vizitave çfarë punësh bënte Nuel Kalaj për ju dhe për CEZ

Hamza Merxhani: Në 2007 pasi e mori kontratën, nuk kishim ndonjë kontratë që unë dhe ai të ishim ortakë. Unë kisha kontratën time të kisha punë në Kosovë, në Shqipëri nuk më interesonte. Nga fundi i 2007 për ditën e pavarësisë ai u largua nga unë, nuk donte shumë shoqëri dhe u ftohën marrëdhëniet tona.

Balla: A ka qenë Kalaj në takimin që ju keni bërë me Genc Rulin?

Hamza Merxhani: Unë mendoj se jo. Në atë kohë na kanë pritur me makina

Balla: Pra Nuel ju ka ardhur ju ka pritur në aeroport?

Hamza Merxhani: Në ka pritur në aeroport, ka organizuar edhe me shumë shokë të tjerë që të na shoqërojnë me makina që mos na ndodhet gjë.

Balla: Në vlerësimin tuaj zoti Kalaj ka njohuritë e nevojshme për të qenë ekspert në sektorin energjitik?

Hamza Merxhani: Nuk jam unë vetë ekspert dhe nuk mund të vlerësoj të tjerët. Ai njeri ka qenë biznesmen serioz kur e kam njohur unë.

Balla: A kishte Nuel Kalaj lidhje me autoritete të qeverisë së asaj kohe?

Hamza Merxhani: Në atë kohë me sa di unë nuk ka pasur. Ai ka qenë i sinqertë ndaj meje dhe asnjëherë nuk ka përmendur ndonjëherë ndonjë shok, ai ka kërkuar prej meje që të punojmë. Kjo ka qenë punë që i kam dhënë, që ti ruajë njerëzit. Pastaj unë nuk e di ca ka ndodhur. Ai ka qenë njeri për ti përcjellë çekët në vendet ku ata duhet të shkojnë.

Balla: A ka lidhur CEZ një kontratë lobimi me Nuel Kalaj, jo kontratën që kishte me ju, por me Nuel Kalaj?

Hamza Merxhani: Kur ka parë kontratat edhe takimet i ka bërë 80% pa mua. Ka pasur përkthyesin e vet dhe nuk i jam dashur unë.

Balla: Pra ju ka shmangur ju?

Hamza Merxhani: Nuk ka pasur nevojë të më shmangte mua. Ai ka pasur kontratën e tij, unë time. CEZ ka pasur një princim që mos përziheshin menaxherët.

Balla: Ne kemi administruar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri disa tranksasione me një shumë disa mln euro dhe kemi kuptuar se nga një llogari X e CEZ në Pragë janë tranferuar në një llogari personale të Nuel Kalajt disa mln euro…

Hamza Merxhani: Unë nuk jam CEZ, nuk di gjë për këtë punë. Në 2007 ai ishte ftohur prej meje dhe nuk bisedonte me mua.

Balla: Ju e keni marrë 0.3%, a e keni marrë nga CEZ meqë privatizimi doli me sukses?

Hamza Merxhani: Unë e kam marrë në Çeki

Balla: A mund të na thoni s aka qenë fija e suksesit që Nuel Kalaj ka marrë?

Hamza Merxhani: Nuk mund ta dij se janë punë të CEZ dhe nëse pyet dike nuk tregojnë.

Balla: Ne na rezulton se Nuel Kalaj një pjesë të parave i ka tërhequr kesh dhe 4 ditë më pas është larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore, keni dijeni se ku ndodhet ai meqe e keni pasur mik?

Hamza Merxhani: Sikur ti kisha kthyer vitet pas do kisha dashur ta kisha mik prap, por prej ditën që jam larguar nga Shqipëria nuk di asgjë për të.

Balla: Po autoritete të tjera shqiptare përvec Rulit kë keni takuar?

Hamza Merxhani: Unë nuk kam pasur nevojë të takoj, sepse ka komunikuar tjetër kush me ta.

Balla: Kush është tjetër kush, kush është ky personi tjetër ?

Hamza Merxhani:  Përveç Nuel Kalajt nuk ka pasur tjetër kush që mund të flasë për këtë punë.

Nga dëshmitë e bëra publike, Kalaj, dëshmon që është një ekspert për mediat shqiptare, se ka bërë një kontratë…

Nuk jam ekspert për të vlerësuar njerëzit, ai njeri për mua ka qenë biznesmen serioz. Me Nuel Kalajn, kur kam nënshkruar marrëveshjen e CEZ nuk më kanë kërkuar ata mua që është djalë serioz apo jo.

Kishte lidhje me autoritetet të qeverisë së asaj kohe?

Mesa di unë s’ka pasur lidhje. Nuk më ka përmendur asnjëherë nëse ka dikë shok. Më ka kërkuar nëse do ta ndihmoja diccka me punë. Ai ka qnë vetëm një njeri për të përcjellë çekët në vendin e duhur.

A ka lidhur CEZ kontratë lobimi me Kalajn?

Ai ka pasur përkthyesin e vet dhe nuk i jam dashur unë.

Nga një bankë e nivelit të dytë janë kryer disa transaksione, nga një llogari e kompanisë CEZ drejt llogarisë së Kalajt disa milionë euro…

Z.Balla, unë nuk jam CEZ­i, por Hamza Merxhani. Nuk di gjë për këtë punë.

Po ju, 0.3% e keni marrë nga CEZ?

Po, e kam marrë në Çeki.

Sa mund të ketë qenë fija e suksesit që Nuel Kalaj ka marrë, prej privatizimit të OSSH-­së?

Janë punë të CEZ-­it.

Pse ka dy emra ky, edhe Nue dhe Nuel?

S’e kam as vëlla dhe as djalë. Nuk e di. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy