Inceneratorët, Gjiknuri thirret në SPAK

Inceneratorët, Gjiknuri thirret në SPAK

Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Gjiknurin lidhur me aferën e inceneratorëve.

Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se Gjiknuri është paraqitur në SPAK i pashoqëruar nga një avokat, çka nënkupton se është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Mësojmë se fletëthirrja është firmosur nga prokurorja Enkelejda Millonai, e cila është pjesë të hetimit për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Nga ana tjetër nuk konfirmohet nëse thirrja e Gjiknurit ka të bëjë me aferën “McGonigal, ku Gjiknuri e ka pranuar takimin që ka pasur me ish-kreun e FBI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy