Ishte “zhdukur” që nga janari i këtij viti... policia më në fund arreston trafikantin Altin Xhafa

Ishte “zhdukur” që nga janari i këtij viti... policia më në fund arreston trafikantin Altin Xhafa

Policia e Fierit ka arrestuar pas mëse 7 muajsh trafikantin e shpallur në kërkim, 43 vjeçarin Altin Xhafa.

Trafikantin 43 vjeçar ishte dënuar me bug nga gjykata në janar të këtij viti për kultivim, prodhim e shitje të narkotikëve, por që nga ajo ditë (14 janar) ishte zhdukur duke mos lënë gjurmë.

Kanë qenë specialistët e sektorit për hetimin e narkotikëve ata që e kanë befasuar trafikanti duke i vënë dhe prangat.

Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge në qytetin e Fierit.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

-Altin Xhafa, 43 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 14.01.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 284/1 e 283/1 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy