Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ KQZ rrëzon kërkesën për referendum

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ KQZ rrëzon kërkesën për referendum

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e radhës për referendum. Kërkesa ishte bërë nga shoqëria civile me përfaqësues kryesor Kristaq Kumen, dhe kërkohej shqyrtimi i kërkesës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me debate, ku anëtarët janë shprehur se pyetja për referendumin ka shumë probleme dhe nuk do zgjidh asgjë dhe se KQZ nuk ka kourum për të marrë vendimet të tilla.

“Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjehdor, 1 pro dhe 4 kundër“, tha  Zguri, por kjo gjë u kundërshtua Rezarta Bitri e cila nuk mori fare pjesë në votim.  Nga atjetër, Zguri tha se nuk mund të bëhet gallat dhe vota është ose pro, ose kundër.

Në debat u përfshi dhe ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume dhe tha se anëtarët nuk mund të silleshin sikur ishin mbledhur për gjel deti. Pas mbledhjes Kristaq Kume tha se vendimi i marrë është i gabuar dhe shtoi se anëtarët e KQZ-së e interpretojnë ligjin si duan ata dhe jo siç është.

“Sipas disa anëtarëve të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve kërkesa për referendumet mund të bëhen vetëm në janar dhe procedura të mabrojë në mars. Këta interpretojnë ligjin në një mënyrë të tillë duke e ngarkuar aq shumë dhe nuk lënë hapësira për referendum”, u shpreh Kume pas mbledhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy