Shoqëria Neutron RP, e cila tregton dekoderin tokësor të RTSH, njofton sot se digjitalizimi i transmetimeve audiovizive ka përfunduar plotësisht më datë 30 dhjetor 2020. Ky proces përmbush një detyrim ndërkombëtar dhe kombëtar të mbartur ndër vite nga qeveria shqiptare.
Ky proces është një zhvillim i rëndësishëm në fushën e medias, pasi sjell një ndryshim rrënjësor të mënyrës së të parit televizor. Procesi i digjitalizimit pritet të ketë një impakt të ndjeshëm social në shoqërinë shqiptare, pasi rritja e numrit të programeve televizive do të çojë në shtimin e mundësive të zgjedhjeve për qytetarët.
Në bazë të zonës së licensimit të OSHMA-ve të ndryshme, aktualisht qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të kenë akses në një rang prej 28 deri ne 39 kanale të lira (pa pagesë).
Në kuadër të këtij procesi, AMA ka përcaktimin dhe numrin logjik të programit për të gjithë operatorët në treg të cilët transmetohen pa pagesë tashmë nga operatorët e transmetimit tokësor, të cilët janë RTSH, Top Channel, TV Klan, Digit-Alb, ADTN dhe Vizion+.
Dekoderi Neutron mund të blihet në çdo zyrë postare të Posta Shqiptare sh.a..
e.m.



