
Lihet në burg autori i dyshuar i vrasjes së 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Memaliajj, ndërsa djali i tij është lënë në detyrim paraqitje.
Gjykata e Gjirokastrës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Skënder Ajdinin 71 vjeç dhe “detyrim paraqitje” për djalin e tij Bledar Ajdinin 43 vjeç.
Mësohet se vrasja e 72-vjeçarit me thikë dhe hedhja e trupit të pajetë në humnerë është bërë pas konfliktit për një gardh.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është Blerti Kanushi, 23 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes për tu kapur dy ditë më vonë. Sakaq Bledar Ajdini ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka kallëzuar.



