Çaka: Nëse Kushtetuesja merr vendim, zgjedhjet për Tiranën mund të mbahen nga mesi i dhjetorit (VIDEO)

Çaka: Nëse Kushtetuesja merr vendim, zgjedhjet për Tiranën mund të mbahen nga mesi i dhjetorit (VIDEO)

Më 9 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës, pas rrëzimit të dekretit për shpalljen e zgjedhjeve, procesi është pezulluar dhe tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “MCN Live”, Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, deklaroi se nëse Gjykata Kushtetuese jep një vendim që mbështet rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe konfirmon vakancën në krye të Bashkisë së Tiranës, atëherë ekziston mundësia që zgjedhjet në Tiranë të mbahen në mesin e muajit dhjetor.

Është plotësisht e kuptueshme që zgjedhjet për Tiranën kanë marrë një rëndësi të veçantë, për shkak të peshës politike dhe institucionale që ka ky qytet dhe debatit të hapur në nivel të lartë.

Është praktikisht e pamundur që zgjedhjet për Tiranën të mbahen në të njëjtën datë me ato të 5 bashkive të tjera, më 9 nëntor, pasi nga pikëpamja procedurale dhe afateve ligjore, kjo nuk përmbushet dot.

Edhe nëse Gjykata Kushtetuese merr vendimin në datën e seancës, më 31 tetor, do të nevojiten disa ditë për procesin e regjistrimit të partive, koalicioneve dhe kandidatëve. Kjo e bën të pamundur që të mbahen zgjedhjet në të njëjtën datë me të tjerat. 

Sipas tij, nëse vendimi i Gjykatës jepet në fillim të nëntorit, dhe konfirmohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, atëherë duhet të ketë një dekret të ri presidencial për shpalljen e zgjedhjeve, duke respektuar afatin që parashikon Kodi Zgjedhor: 30 deri në 45 ditë nga momenti i konstatimit të vakancës.

Nëse Gjykata Kushtetuese shpall vendimin në datat 4 ose 5 nëntor, dhe vendimi është që vakanca është legjitime, atëherë zgjedhjet për Tiranën mund të mbahen në mesin e dhjetorit, në përputhje me afatet ligjore.

Në të kundërt, nëse Gjykata vendos në favor të dekretit të Presidentit dhe rrëzon vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, çështja mbyllet dhe nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy